VIDEO/ Fieraku nuk përmbahet, sfidon policinë. Ja pamjet

490
Sigal

Një i ri nga Fieri ka vendosur të sfidojë policinë, duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në autostradën Tiranë-Durrës.

Kështu bën të ditur vetë Policia Rrugore e cila ka publikuar edhe videon e 21-vjeçari nga Fieri i cili është ndaluar pasi udhëtonte me shpejtësi 162 kilometra në orë.

‘21 vjeçari nga Fieri duke drejtuar automjetin me 162 km/h. Zbato rregullat dhe udhëto i sigurt’, thuhet në reagimin e Policisë, ndërsa apelohet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Rruga Tiranë-Durrës shfrytëzohet vazhdimisht nga drejtuesit e automjeteve për shpejtësi tej normave të lejuara apo edhe gara shpejtësie.