VIDEO/ E pësojnë keq 12 shoferë të dehur në Tiranë

92

Policia e Shtetit njofton se po vazhdon zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018” për debitorët dhe shkelësit e tjerë të legjislacionit rrugor.

Nga kontrollet e përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan:

32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.

3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.