VIDEO/ Dy të rinjtë makinën plot me armë, si i ‘zhveshi’ policia

451
Sigal

Me sa duket të gjithë të rinjtë shqiptarë duan të bëjnë jetë ‘të fortësh’. Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi në makinën e tyre janë zbuluar disa armë. Policë me uniformë por edhe civilë kanë kontrolluar imtësisht të rinjtë dhe persona të tjerë të dyshuar në trup por jo vetëm. Makina e tyre është kaluar në sitë, duke kërkuar në kroskot, bagazh, poshtë sedileve e çdo vend të mundshëm deri sa janë zbuluar dhe armët.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;
• Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

DurrësForca e Ligjit në territor godet në Durrës.Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Guns 18". Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:• K. M., 18 vjeç, banues në Durrës;• R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale • dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm • një pistoletë tip "Blou” Mini;• 2 krehra, 25 fishekë;• një përdorues grushti.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 13 novembre 2018

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip “Benz” ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
• një pistoletë tip “Blou Mini”;
• 2 krehera, 25 fishekë;
• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim.