VIDEO/ Drogën e merr lumi, 30 thasë gjenden në Novoselë

119
Disa thasë që dyshohet se janë të mbushur me kanabis sativa janë gjetur të braktisur në zonën e Novoselës.
Ishin banorët, ata që njoftuan Policinë e Vlorës, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se sasia e drogës është rreth 1 ton kanabis.
Droga është e ndarë në 30 thasë dhe ishte futur në një gropë për ta ruajtur.
Trafikantët mund të jenë trembur e kanë braktisur drogën, e cila u gjet e braktisur pranë fshatit Mifol të Novoselës.
Ajo që duhet theksuar është fakti se gazetarët dhe media kanë mbërritur edhe përpara Policisë në vendin e ngjarjes.