VIDEO/ Drogë e madhe në Lezhë, disa persona në pranga. Ja emrat

585
Tre persona janë vënë në pranga e një i katërt është shpallur në kërkim nga Policia në Lezhë për drogë kanabis sativa. Dy prej të arrestuarve, sipas policisë janë kultivuesit e kanabisit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar se nuk kanë denoncuar.
Gjatë operacionit të koduar ‘Kolshi’, policia ka sekuestruar 335 kilogramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.
Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë kanabis sativa.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë të dyshuar si pronarë të drogës, Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë dhe Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë.
Gjithashtu, si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe 38-vjeçari me inicialet A. P., banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.
Në lidhje me këtë rast u arrestua në flagrancë edhe Bardhok Perdoda, 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri-Kolsh në Lezhë, Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale ‘shpërdorim detyre’, ‘moskallëzim krimi’.
Këta persona u proceduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike kanabis sativa në proces tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara të bimës kanabis.
Në ngarkim të Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike”.
Në ngarkim të Agron Lushi dhe A. P., veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’, ‘Kultivim i bimëve narkotike’.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Sigal