VIDEO/ Dozat i fshihte në kuti shkrepëseje, çfarë iu gjet në banesë shpërndarësit të kokainës

565
Mbrëmjen e djeshme në një superoperacion të policisë së Shkodrës, pas një hetimi të gjatë u arrit të kapej 25-vjeçari Blerim Harusha, shpërndarës kokaine.
Në videon e publikuar nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, që kishte me qira në qendër të qytetit, duken qartë dozat e kokainës të mbështjella e të future në kuti shkrepseje, gati për shitje. Qeset e kokainës, siç mësohet se janë me nga 1 gram secila.
Në momentin e arrestimit policia i gjeti 15 doza me vete, ndërsa pasi iu bastis banesa, blutë e Shkodrës iu sekuestruan 45 doza kokainë edhe në banesë, të cilën me sa duket e kishte marrë me qira pikërisht për ta kthyer në baznë e shpërndarjes së kokainës.
Sigal