VIDEO/ Dhjetë ton drogë kapen në Vlorë, operacioni pas urdhrit të Llallës. Kush është pronari, mik i Habilajve

394
10 ton drogë dyshohet se janë kapur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në fshatin Babicë e Vogël. Ndonëse nuk ka informacion zyrtar nga policia, denoncimin e bëri ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”, i cili dha edhe emrin e pronarit të lëndës narkotike.
Bëhet fjalë për Armand Kocerrin. Burime konfidenciale nga prokuroria thonë se pronari i drogës së gjetur në Vlorë është një bashkëpunëtor i vëllezërve Habilaj dhe se operacioni ka ardhur pas urdhrit të kryeprokurorit.
Mbrëmjen e kaluar Adriatik Llalla pati një takim me Prokurorët e Krimeve të Rënda, ky mendohet se iu ka dhënë edhe urdhrin vartësve të tij për të ndërmarrë operacionin, i cili vjen dy ditë pas publikimit të dosjes së Habilajve.
Sigal