VIDEO/ Detaje të reja nga Shkodra/ Policia arrin të zbulojë motorin që digjet por jo autorët

390
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ka qenë dhëndërr i personit që ka mbetur i plagosur, dhe i afërm me biznesmenin Arjan Ferracaku, të cilit iu bë atentat në datën 1 shtator në zonën e Livadhes në Shkodër, teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij. Ferracaku ka marë një plumb në kokë, ndërsa Mehja është plagosur në këmbë.

Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.

Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor, mjet i cili u dogj më pas në zonën e Livadhes. Në videon e mëposhtme shihet dhe motori i djegur, nga i cili del ende tym, çka tregon se policia është vënë shpejt në gjurmët e tij, po jo të autorëve.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.