VIDEO/ Dëshmitarët: ‘I ruajti Zoti’. Si u kthye përmbys makina në autostradën Durrës-Tiranë

457
Një automjet përfundoi me rrota përpjetë në autostradë afër mbikalimit të Shënvlashit. Aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal për drejtuesin dhe pasagjerët ndodhi një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë.
Një mjet tip “Kia” fuoristradë me targa AA 085 OB gjatë udhëtimit të tij me sens drejtimi Durrës-Tiranë, është përmbysur pas përplasjes me trafikndarësen e autostradës.
Dëshmitarë okularë kanë dëshmuar për “DurresLajm” se mjetit i është prerë rruga nga një makinë tjetër dhe pas kësaj mjeti është detyruar që të shmanget drejt bordurës ndarëse të autostradës dhe pasi është përplasur me të, është rrotulluar dhe ka mbetur në rrugë në këtë gjendje.
Menjëherë është ndërhyrë për të shmangur rrezikun për pasagjerët e mundshëm në të, ndërsa policia dhe autoambulanca kanë shkuar brenda pak minutash në vendngjarje. Lidhur me dinamikën e këtij aksidenti një dëshmitar okular tha se nga ky aksident u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve.
Sigal