VIDEO/ Dëshmia tronditëse e 24 vjeçarit Tabaku: Policët më lanë në rrugë të plagosur dhe u larguan

533
Sigal

Policia e Shtetit po përballet sot më njjë tjetër skandal të rëndë. Plagosja me armë e Sidion Tabakut, dhunimi i tij dhe më pas lënia të plagosur në mes të rrugës janë disa nga faktet e kësaj ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Vetë 24 vjeçari Tabaku, I cili ndodhet I plagosur në spital, thotë se ndaj tij është qëlluar 4 herë nga policia. Ai thotë se pas plagosjes është dhunuar sërish nga policët të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja duke e lënë të plagosur në rrugë.

Sidion Tabaku thotë se policia e ndoqi e më pas e qëlloi. “Nuk e dija që po më ndiqnin mua, tha 24 vjecari. Pasi u rrëzua, ata më dhunuar sërish dhe pastaj u larguan”.

Ja video e publikuar sot nga kjo ngjarje e rëndë.