VIDEO/ Dalin pamjet e grabitjes së dy karburanteve në Sarandë, çfarë bënë grabitësit

610
Disa orë pas grabitjes së ndodhur në dy pika karburanti në qytetin e Sarandës, janë publikuar edhe pamjet. Ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 06:00 dhe 06:30, ku sipas policisë, dy persona të maskuar kanë shkuar pranë dy pikave të karburantit në lagjen Numër 1 të qytetit, dhe nën kërcëniin e armëve kanë grabitur xhiron ditore.
Në pamjet e publikuara, dy grabitësit shfaqen teksa kërcënojnë me armë punonjësin e pikës së karburantit.
Informacion paraprak
Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen “Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen “Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal