VIDEO/ “Çmendet” i riu në Shkodër, qëllon me automatik, arrestohet nga policia

51
Një 17-vjeçar në qytetin e Shkodrës është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër.
Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.
Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç.
Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.