VIDEO/ Bënë kërdinë me vjedhje në Shijak e Tiranë, pranga dy hajdutëve (Emrat)

146
Tre grabitje të ndodhura në Shijak dhe një tjetër në Tiranë, të ndodhura brenda një dite, janë vepër e dy autorëve, të cilët u arrestuar ditën e sotme nga policia. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Shijak kanë finalizuar më sukses operacionin e koduar “Flash”, duke vënë në pranga autorët e vjedhje me thyerje në 3 banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut, dhe një vjedhje motori në Tiranë.
Të arrestuar janë shtetasit, Florjan Rushiti 29 vjeç, dhe Serxho Llaftiu, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, të dy banues në Shijak.
Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore” Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.
3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.
4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura.
2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.
3. Katër biçikleta.
4. Dy televizorë të markave të ndryshme.
5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.
6. Tetë disqe alumini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”.