VIDEO/ Autobusi me shqiptarë del nga rruga në Serbi, 9 të plagosur

141
Nëntë vetë pësuan lëndime kur në orët e hershme të mëngjesit një autobus pasagjerësh doli nga rruga pranë Prokupljes, Serbi.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje ku po përcaktohet niveli i lëndimeve.
Po sipas mediave serbe, deri më tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, derisa hetimet janë në proces.
Ndërkohë, thuhet se të nëntë pasagjerët ishin në autobusin e një transportuesi shqiptar që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë.
“Të gjithë udhëtarët e lënduar janë shqiptarë nga Kosova. Ndër të lënduarit është edhe shoferi”, shkruajnë mediat serbe.