VIDEO/ Atentati me eksploziv në Vlorë, pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Fuoristrada e shkatërruar e pellgje gjaku

419
Jan siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku një makinë fuoristradë shpërtheu nga një sasi eksplozivi.
Ndonëse një automjet i fortë, duket se sasia e eksplozivit është e madhe pasi makina është shkatërruar në pjesën më të madhe të tij. Pjesa e përparme e makinës ka shpërthyer dhe kofano nuk është në vendin e saj.
I plagosur nga atentati ka mbetur një 25-vjeçar, i cili është dërguar në spital me urgjencë por nuk dihet ende gjendja e tij.
Sigal