VIDEO/ Atentat të riut shqiptar në Itali, si i shpëtoi breshërisë së plumbave

441
Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e një atentati që i është bërë në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Savona, teksa shqiptari i plagosur është S. R, 22 vjeç nga Durrësi.

Thuhet se ai banonte ne Toirano dhe iu bë pritë në Olivette. Durrsaku shpëtoi për fat nga vdekja, pasi në nxitim e sipër u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi të strehohej, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.
Ai është transportuar në spital, ndërsa plumbat e kanë zënë vetëm në pjesën e këmbës. Autorët ende të paidentifikuar e kanë ndjekur dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të shqiptarit.

‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, ndërsa autorët i kisha nga pas”- ka thënë shqiptari në dëshminë e tij paraprake. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Sigal