VIDEO/ Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis sativa në zonën e Malësisë së Madhe

489
Asgjësohen 1785 bimë kanabis sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve.

pas një operacioni të organizuar nga strukturat Policisë së Shkodrës, bazuar në monitorimin nga ajri të Policisë Kriminale italiane dhe Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, kanabis.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Balzajve të Shoshit”, u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal


Operacioni Antikanabis – Shkaterrohen mijera… by news-al