VIDEO/ Arrestohet 39 vjeçari, kërkohej në Itali, pranga edhe tre poseduesve të hashashit

445
Sigal

Polcia gjatë një aksionii ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Au u prangos nga plcia në Kurbin.

Igli ( Arban) Malçi, u arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Në njofimin e policisë thuhet se: “Arrestimi provizor i Igli ( Arban) Malçit u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen’ parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian,”-raporton policia.

Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Po gjatë ditës ë djeshme polcia e kurbinit  ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas të cilëve u sekuestrohen rreth 3 kg dhe 20 doza lëndë narkotike cannabis sattiva

U arrestuan shtetasit:

– V. B, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.

– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.