VIDEO/ Arrestohen dy ‘skifterët’ e Durrësit, ja pamjet se si bënin vjedhjet në banesa e lokale

688
Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje në Durrës. Policia policore thanë se ka qenë banorët e Durrësit që kanë njoftuar për dy hajdutët.
Janë dokumentuar 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga Amarildo Veizi dhe Edmond Piraniqi.
Operacioni ‘Home’ është realizuar falë punës së bërë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një person, i cili po hynte nga ballkoni i një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.
Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht Amarildo Vezin, 27 vjeç, banues në Durrës.
 
Vezi, më datë 14. Shkurt 2018, në lagjen numër 3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se ai dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr. 7, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. D.
Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr. 8, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. U.
Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A. S.
Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M. J.
Në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavida, doreza, pinca.
Gjatë operacionit ‘Bar’ u arrestua në flagrancë Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.
Piraniqi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr. 8 Durrës është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T. J.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se ai dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se ka vjedhur një lokal të menaxhuar nga shtetësia E.H.
Më datë 03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit I.R.
Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetsit F.V.
Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.T.
Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.
Në cilësinë e provës materiale I’u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
‘Vjedhja’ në ngarkim të shtetasit Amarildo Vezi. ‘Vjedhja’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ në ngarkim të Edmond Piraniqi.
Sigal