VIDEO/ Aksioni në Vlorë, zyrtare nga prokuroria: Droga e Habilajve, e zbuluam bashkë me ndërkombëtarët

598
Një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, në zonën e Babicës, Vlorë, thanë burime zyrtare nga institucioni i akuzës.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.
Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente shqiptare.
Sigal