VIDEO/ Aksion “blic” në Fier, kapen 7 drejtues mjetesh

396
Sigal

Shtatë persona janë arrestuar në Fier pasi janë kapur duke drejtuar makinat pa leje drejtimi. Arrestimi i tyre është kryer pas kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga Policia në rrugët e qytetit.

Krahas arrestimit, janë penalizuar edhe 17 shoferë me heqje patente, të cilët lëviznin me shpejtësi të lartë duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

“Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi, arrestohen në flagrancë 7 shtetas.Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e kundravajtjeve administrative.Në mbështetje të Policisë Rrugore kanë qënë edhe Policia e Rendit me qëllim kontrollet e shtetasve që mbajnë sende të kundraligjshme.

Nga kontrollet e ditës së djeshme janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 persona, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit:

J.M, 32 vjeç, banues në Fier.

K.M, 22 vjeç, banues në Fier.

R.Gj, 20 vjeç, banues në Fier.

V.T, banues në Fier.

I.M,35 vjeç, banues në Lushnje.

R.J banues në Lushnje.

R.Gj, 20 vjeç, banues në Lushnje.

Gjithashtu:

 

  • Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

  • Janë vendosur 101 masa administrati për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor kryesisht për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, për parakalime të gabuara, për mos pozicionim në korsinë e duhur, për drejtim të motoçikletave  pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit  si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës”, njofton policia.