VIDEO/ 5 mijë lekë ryshfet policit që e kapi pa rrip sigurimi, pranga shoferit në Tiranë

426
Një drejtues mjeti i cili qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit, është asrrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit, pasi i ofroi 5000 lekë të reja policit për t’ju shmangur OASH-së.
Sakaq, Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e kryeqytetit në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje të tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:
• 23 drejtues mjetesh që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera
• 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë
• 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)
• 13 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm
• 4 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh të papajisur me certifikatë transporti profesional
• 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 128 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor
Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh nga të cilët:
4 për drejtimi mjeti në gjendje të dehur në masën që varionin nga 0.55 mg/l deri në masën 1.56 mg/l
1 i papajisur me Leje Drejtimi
1 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pasi drejtuesi i mjetit Asllan Gjata, për t’ju shmangur OASH-së, për mos vendosje të rripit të sigurimit, i ofroi 5000 lekë të reja punonjësit të policisë. Gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë të Komisariatit Nr. 1.
Sigal