VIDEO/ 2 kuintalë droge dhe 63 mijë Euro, pranga shqiptarit

501
Ata po shkarkonin nga një kamion thasë të zinj dhe çanta të mëdha brenda së cilave u gjet një sasi prej 206 kilogram marihuanë, kur u pikasën dhe u bllokuan nga karabinierët.
Kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën industriale të komunës italiane Settimo Milanese.
Dy persona, një italian 50 vjeç nga Bovisio Masciago dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, u arrestuan për akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Identitete e personave të vënë në pranga nuk bëhen me dije, nga raportimet e medieve lokale.
Në banesën e shqiptarit, shofer i fugonit, efektivët gjetën edhe 62 mijë e 880 euro.

Sigal