VIDEO/ 2 aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 7 makina

149

Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Hartës Digitale të Aksidenteve, 7 makina janë përplasur në rrugën Tiranë – Durrës ku në aksidentin e parë që shikoni siç duket në video janë përplasur 4 automjete ndërsa aksidenti i dytë sapo ka ndodhur tek Mbikalimi i Rinasit ku janë përplasur 3 automjete po njëra me tjetrën.

Fatmirësisht nga këta aksidente nuk raportohet për persona të plagosur por vetëm dëme materiale.