VIDEO/ 170 thasë me vakum në papafingo, si u kap e gjithë familja në Rinas me drogë

391
Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmjen e kaluar dy operacione të lidhura me njëra-tjetrën. Fillimisht është goditur një grup që tregtonte drogë në Kamëz, Paskuqan, Babrru etj, më pas është zbuluar edhe burimi i lëndës narkotike, që ishte Rinasi.
Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Papafingo”, ku në banesën e familjes Sula u zbuluan 1 ton e 239 kg kanabis. Në pranga kanë përfunduar burrë e grua Hasan Sula, 50 vjeç dhe Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja.
Po kështu janë shpallur në kërkim dy djemtë e tyre: K. Sulaj, 26 vjeç, banues në Rinas dhe S. Sulaj, 25 vjeç, banues në Rinas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se droga e sjellë në Tiranë ishte marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas ka ushtruar kontroll në banesën e tij.
Pas kontrollit kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:
• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
• 1 pushkë model 56
• 25 fishekë
• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).
Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.
Sigal