Vettingu në polici, sot mbyllet procesi i dorëzimit të formularëve. Dy qarqet shembullore

462
Për të gjithë ata punonjës policie që nuk i kanë dorëzuar formularët për vettingun, kujtojmë se sot është afati i fundit.
Zëvendësministri i Brendshëm Juljan Hodaj deklaroi se qarqet që kanë mbaruar më shpejt dorëzimin e formularëve, janë Korça dhe Berati.
“Qarqet që kanë mbaruar me shpejt procesin e dorëzimit të formularëve janë Korça dhe berati. Zyrat e protokollit kanë qëndruar hapur dje gjatë fundjavës për të bërë të mundur dorëzimet. Vijon procesi i dorëzimit në Tiranë. Mbi 95 % e formularëve janë dorëzuar. Interesim i lartë për 15 vendet vakante për anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe sekretariatit teknik që do të vlerësojnë 300 anëtarët e gradave të larta. Të interesuarit mund të paraqesin aplikimet deri në datën 14 maj”, tha Hodaj.
Sigal