Vettingu në polici, nisin vetëdeklarimin 30 oficerë me grada të larta

655
Rreth 30 drejtues të Policisë së Shtetit kanë nisur vetëdeklarimin, në kuadër të vettingut në radhët e uniformave blu.
Vetëm 5 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, burimet policore thanë se të parët do të jenë 300 oficerë me grada të larta që do t’i nënshtrohen vetëdeklarimit, ndërsa afati kohor do të jetë deri më 5 maj.
Pas kësaj, ata do të kalojnë në sitën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që përbëhet nga pedagogë dhe ILDKPI. Më tej, do të verifikohen edhe gradat e mesme dhe në fund ato të ulëtat, derisa në sitë të kalojnë plot 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.
Procesi i vettingut në polici bazohet në kriterin e pastërtisë së figurës, të pasurisë dhe të aftësisë profesionale.
Burimet shtojnë se po verifikohet dokumentacioni përkatës i pasurive të tyre, karrierës, gradës dhe pastërtisë së figurës.
Sigal