Vettingu në polici, dalin shifrat e para për Tiranën: Sa prej tyre dorëzojnë uniformën

506
Në një kohë kur dje ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve, sot kanë dalë të dhënat e para për vettingun në Polici.
Raportohet se shifrat e para vijnë nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mësohet se 2256 punonjës kanë dorëzuar formularët.
Po ashtu bëhet e ditur se 44 efektivë policie kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, duke u përjashtuar kështu nga vettingu.
Zëvendësministri Julian Hodaj tha dje se në rang vendi më shumë se 95 % e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët, ndërsa shtoi se ata që nuk e kanë plotësuar, do të përjashtohen nga policia.
Në lidhje me procesin e vettingut Hodaj theksoi se gabimet materiale nuk do i penalizojnë efektivët e policisë. Në rast se në formularët e vettingut punonjësit e policisë deklarojnë se kanë shkelur ligjin si për shembull, kanë kaluar në mënyre të paligjshme kufirin apo kanë punuar pa kontratë në një vend pune, rasti i tyre do të vlerësohet nga komisioni.
Sigal