Vetingu në polici, me procedurë të përshpejtuar

678
Projektligji për vetingun në polici do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Kuvendi votoi në seancë plenare me 86 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar për miratimin e projektligjit “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”. Projektligji, që javën e ardhshme do të diskutohet në komisionet parlamentare dhe pritet të votohet në seancë plenare, përcakton parimet, kriteret dhe procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme e Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Synimi i tij është që shumë shpejt, Shqipëria të ketë një nga ligjet themelore të funksionimit të policisë, me synimin për të pasur një organizatë me integritet, të fortë, të besueshme dhe profesionale. Votimi i projektit pritet të bëhet në seancën plenare të javës së ardhshme.
Sigal