Vetëvritet një person në Gjirokastër

1045
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Gjirokastër.
Mësohet se në hyrje të fshatit Çepunë, njësia Administrative Cepo, në Gjirokastër ka vrarë veten shtetasi G.M 59 vjeç.
Sipas burimeve zyrtare nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor I cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal