Vetëvritet një person me armë gjeutie në Stanofc të Vushtrrisë

414
Sot rreth orës 17:30 një person është pa shenja jete në fshatin Stanofc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se është vetëvrarë me një pushkë gjeutie.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 49 vjeçarit.
“Një rast me elemente të vdekjes së dyshimtë kanë nisur ta hetojnë hetusit policor. Rasti është raportuar sot në orët e pasditës (17:30) nga ana e familjarëve të viktimës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima F.H. ishte pa shenja jete”, ka treguar zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se sipas gjurmëve dhe hetimeve të para, dyshohet se viktima është vetëvrarë. “Si prova policia ka konfiskuar një pushke gjuetie dhe një gëzhoj. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Kufoma e viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore”, ka thënë Zahiti, duke bërë të ditur se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Sigal