Vetëvritet me çifte 55-vjeçari, familjarët: Ishte në depresion

852
Sigal

Policia ka njoftuar për një ngjarje të rëndë e cila ka ndodhur në zonën e Fierit, ku një 55-vjeçar i dha fund jetës me armën e gjahut. Sipas familjarëve kohët e fundit, i vetëvrari ishte shfaqur në një gjendje shumë të rënduar nga ana psikologjike.

“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.