Vetëvaret në burgun e Krujës 48-vjeçari i dënuar për vrasje

498
Një i burgosur është gjetur i vetëvarur në ambientet e burgut të Zaharaisë në Krujë. Mësohet se viktima është T.Z 48 vjeç, banues në Berat, i cili ishte i dënuar për vrasje. Sipas policisë ai u gjet i vetëvarur me çarçaf, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.
Njoftimi i policise: 
Më datë 30.07.2017, rreth orës 11:30, në ambjentet e I.E.V.P Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat.

U kryen veprimet e para proceduriale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambjentet e I.E.V.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.
Sigal