Vetëvaret në banesë 50-vjeçari, lë një letër lamtumire

422
Sigal

Një 50-vjeçar
i ka dhënë fund jetës sot në Golem. Arben Tahiri sipas policisë është vetëvarur
në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania
dhe ishte divorcuar nga gruaja. Me sa duket depresoni i thellë e ka shtyrë atë
deri në pikën e vetëvrasjes. Po ai kishte lënë një letër me përmbajtje
rrëqethëse.

Ja letra e plotë që kishte lënë Arben Tahiri:

“Ju kërkoj falje për veprimin tim, por më
mirë kështu se sa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet
e mëdhaja që më janë krijuar me realitetin e jetës që mu servir nga fati im i
keq.

Unë humba familjen që për mua ishte gjithçka
në jetën time. Tani nuk kam më asgjë për të humbur ndaj s’gjej forcë për të
vazhduar më tej dhe marr këtë vendim të shëmtuar. Më vjen shumë keq për
shqetësimin, që po ju sjell.

Ju lutem fëmijët mos i njoftoni kur të vijë
momenti më vonë, kur të jenë rritur tregojani dhe i thoni se babi i donte
shumë: Që të tre Jonin, Glorjan dhe Turjan, por fati e solli që të ndaheshim
nga njëri-tjetri që ishte shumë e rëndë.

Ju kërkoj të falur gjithë familjes, miqve
dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më janë gjendur në ditët e mia më
të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke thënë të ma falni për veprimin e
dobët të vetëvrasjes. Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja
shqiptare.

Nuk janë shumë, por përdorini
për fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq. Arben Tahiri”.