Vetëplagoset me çifte i moshuari në Vlorë

517
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në banesën e personit në fjalë, në
lagjen “29 Nëntori”.

Shtetasi
R.D., rreth 70 vjeç, ka goditur veten në trup me çifte dhe për pasojë është
dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dëmtuari jeton me bashkëshorten e tij, por në momentin kur ka ndodhur
ngjarja, ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e
rrethanave.