Vetëplagoset me armën e shërbimit efektivi i policisë, rëndë në spital

470
Sigal

Një efektiv i policisë është në gjendje të rëndë për jetën pasi mësohet se është plagosur me armën e shërbimit në banesën e tij. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare.

Policia Sarande

“Më datë 21.06.2016, rreth orës 15:00, në zonën e njohur “Allias”, në banesën e tij, është vetë plagosur,me armën e shërbimit punonjësi i policisë, B. Ç., 41 vjeç, i cili është dërguar në Q.S.U.T, në gjendje të rëndë për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.