Vetëdorëzohet në polici pasi kishte vrarë burrin me sëpatë teksa flinte

448
Një grua është vetëdorëzuar në rajonin e policisë, pasi kishte vrarë burrin me sëpatë teksa ai flinte. Ky krim i rëndë është shënuar gjatë natës në fshatin Barbullush, të bashkisë Vau i Dejës në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se autorja është identifikuar si M. Buzalli, 35 vjeçe, ndersa viktima, Sh. Buzalli, 45 vjeç. Policia bën me dije se u njoftua sot për krimin e ndodhur gjatë natës. Autorja është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë Vau Dejes. Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal