Veprimtari financiare pa licencë, në pranga 2 kambistë

515
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë arrestuar në flagrancë dy kambistë, të cilët ushtronin veprimtari financiare pa licencë. Në pranga ka rënë Shefqet Troka, 61 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, i cili në lagjen “Apolonia”, në afërsi të Stacionit të Autobusëve Fier-Patos, u kap duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. 61-vjeçarit iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 450 euro dhe 51.700 lekë.
Po kështu është arrestuar Bahir Sharka, 51 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë, i cili u kap në vendin e quajtur “Metropol Center” Lushnje, duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. Ndërkohë që policia i ka bllokuar në cilësinë e provës materiale 223.800 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Sigal