Vendimi, Firmat piramidale, Gjykata liron dy djemtë e Rrapush Xhaferrit

572
Gjykata e Tiranës liron dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, Pëllumb e Përparim Xhaferri.
Sipas trupit gjykues, dy djemve të Rrapush Xhaferrit u është shuar dënimi prej 10 vitesh burg.
Përparim dhe Pëllumb Xhaferri, u arrestuan njëri në rrugën “Irfan Tonini” dhe tjetri në Selitë, rreth orës 04:00 të 21 majit, nga efektivet e komisariatit numer 2.
Sipas policisë Pëllumb Xhaferri kërkohej prej 19 vitesh pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës nën akuzë për “vjedhje me mashtrim ne shuma te medha” dhe “krijim të firmave piramidale”, ndërsa Përparim Xhaferri, është i dënuar po për të njëjtën akuzë me 9 vjet heqje lirie.
Në qershor të 2010-ës gjykata shpalli debitor gjashtë vjet pas vdekjes Rrapush Xhaferi, në shumën e 12 milione dollare demshperblim ndaj qytetareve te mashtruar. Sipas ligjit, këtë detyrim qindra milionësh duhet ta shlyejnë trashëgimtarët e tij.
Të tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës pasi, ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm vellai i tyre Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij prej gati tete vitesh.
Sigal