Vëllezërit nga Shijaku ‘kapo’ të trafikut në Itali, sekuestrohet 1 ton drogë

1603
TIRANË – Një hetim i nisur që nga viti 2010 ka shkatërruar një organizatë të strukturuar kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërsa paratë e fituara nga ky trafik janë investuar në sektorin turistik dhe hotelerisë. Në një operacion kombëtar të koduar “Enigma”, polcia italiane dhe shqiptare vunë në pranga 16 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, Ky rrjet trafiku drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të cilët u arrestuan në mbrëmje në Tiranë, Altin dhe Emiljano Hajro nga Shijaku. Në aksionin e djeshëm janë kapur 200 kg heroinë dhe 325 kg marijaunë, ndërsa në total këtij grupi i është sekuestruar nga policia 1000 kilogramë lëndë narkotike. 
“Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venenzias, e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhra arresti. Vendimi është ekzekutuar në të njëjtën kohë si në Shqipëri dhe Itali. Janë në vazhdim kontrolle në Itali dhe Shqipëri. Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë. Droga me origjinë të paditur, autovetura dhe kamione arrinte në vendin tonë ky grupi kishte aparaturat për përpunimin, dhe më pas futej në tregun italian. Organizata kishte krerët në Shqiperi. Një grup i ngarkuar për pritjen për shpërndarjen e ngarkesës në Itali, në Padova një strukturë kriminale bënte lidhjen me trafikantët. Struktura ishte ndërtuar në një formë të tillë që edhe nëse një degë e tyre kapej nga policia, struktura tjetër vijonte me trafikimin e drogës. Përdornin në distancë një kod alfanumerik, që këtu lindi edhe emri ENIGMA. Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimin e cmuar autoritetet italiane”, u shpreh në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Artur Beu.
Ndërkohë përfaqësuesi i Guardia Di Finanzia, ishte në Tiranë për të falenderuar policinë shqiptare për bashkëpunimin. “Në këtë operacion policitë e dy vendeve kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të pasurive të patundshme në të dy vendet dhe operacioni është në vazhdim. Përtej sekuestrimit apo rezultateve të operaciotni ajo që dëshiroj të thekoj është bashkëpunimi mes dy forcave të policive i cili është akoma në rritje e sipër. Falenderimet i shkojnë edhe Shërbimeve Anti-drogë në Itali”, tha majori italian Antonello Lacca.
Perfaqesuesi i Drejtorise Qendrore te Shërbimit Antidrogë në Romë, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me autoritetet shqiptare në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përshëndeti operacionin dhe bashkëpunimin e dy vendeve. “Operacioni Enigma ka një rëndësi të madhe sepse vë në dukje raportet e bashkëpunimit gjithnjë e në rritje mes dy vendeve fqinje”, – tha Diego Morelli.
Operacioni i koduar “Enigma” ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është kryer në disa rajone të Italisë. Janë konfiskuar asete me vlerë 10 milionë Euro, rreth 1000 kg drogë dhe dy rafineri në provincën e Verona dhe Trento. Sipas mediave italiane, kërkimet, janë gjithashtu duke u zhvilluar edhe në Shqipëri në bashkëpunim me policinë shqiptare. 
Organizata e trafikut të drogës kishte një strukturë si grupet terroriste me një rrjet kompleks për komunikimin e brendshëm. Hetimi ka zbuluar se trafikantët përdornin një makinë elektromekanike për të deshifruar mesazhet e dizajnuara për një organizatë kriminale aktive të dedikuar për trafikimin e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas mediave italiane kodet e përgjimeve të policisë ndryshonin çdo javë, por emri i dhënë operacionit, “Enigma”, u bë nga makina e famshme e deshifrimit të të mesazheve që përdorte grupi kriminal si nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
( Më poshtë fotot e Kompleksi Golden, një nga pronat ku sipas mediave italiane janë investuar paratë e përfituara nga trafikimi drogës ) 


Sigal

EMRAT e 16 te arrestuarve ne operacionin “ENIGMA” 

Ne Tirane u arrestuan 31-vjecari Gentian Mecollari dhe Klevis Sena 26 vjeç. Edhe 14 të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë, por janë vënë në pranga në Itali.

Ata jane:
Kastriot Rizaj
Hajri Balla
Algen Bushi
Martin Sinani
Alket Plaku
Ermal Dorda
Durim Vishkurti
Sokol Cota
Ardit Kurti
Fisnik Kuci
Shani Mecollari
Armando Sherko
Gerald Haxhiaj
Erjon Cullhaj