Vëllai i Kreshnik Beqirajt: Të zbardhet e vërteta, dyshoj se vrasja nuk është kryer në shtëpi

608
Vëllai i Kreshnik Beqirajt, Donjet Beqiraj ka folur në lidhur me vrasjen e vëllait të tij nga Albert Zekaj.
Ai ka deklaruar se kishin raportuar zhdukjen e vëllait të tij, duke theksuar se nuk e besonte se ai mund të ishte larguar nga banesa, pasi ai ishte në punë.
Donjet Beqiraj thotë se me autorin kishin lidhje familjare, ndërsa hedh dyshime se vrasja nuk është kryer në shtëpi.

Donjet Beqiraj: Me autorin kishim lidhje familjare të ngushta. Kemi dyshuar edhe ne sepse të dhënat na çonin te ai. Duam të zbardhet e gjithë e vërteta. Vëllai ka pasur debate për arsye ekonomike, kemi besim se ngjarja do të zbardhet. Nga informacionet që kam unë më duket absurde që vrasja të jetë kryer në shtëpi
Sigal