Vëllai i Admir Murataj dyshohet si bashkëpunëtor me grabitësit

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj, i cili dyshohet se është kreu i grupit që grabiti 3.2 milion dollarë në Qafë-Kashar, është arrrestuar nga policia ditën e martë.

Ai ka një biznes në Vorë dhe aty i janë gjetur shuma të mëdha parash, të cilat, policia dyshon se janë të grabitjes së kryer më 9 shkurt.
Për këtë arsye policia ka hedhur dyshime të forta se ai mund të jetë një bashkëpunëtor me grabitësit dhe po mbahet në Drejtorinë e Policisë Tiranë.