Velipojë, polumbarët gjejnë trupin e peshkatarit të zhdukur

434
Polumbarët dhe policia kanë gjetur trupin e peshkatarit që u mbyt dje në Velipojë. Ai është Altin Lleshaj 34 vjeç dhe u mbyt dje duke peshkuar në një varkë. Bashkë me të ishte edhe një peshkatar tjetër, i cili mundi të shpëtonte duke dalë në breg pasi u përmbys varka. Trupi i peshkatarit të pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Velipojë.
Sigal