Vdesin dy gratë e plagosura nga djegia e autobusit në Krujë

404
Bilanc tragjik nga djegia e autobusit në Krujë. Mësohet se dy të moshuarat që ndodheshin në autobusin që u përfshi nga flakët në Krujë disa javë më parë, kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ato ishin dërguar në Greqi për ndihmë më të specializuar, por nuk kanë mundur të mbijetojnë. Viktimat janë Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj, të cilat kishin pësuar djegie të shkallës së fundit. Autobusi me besimtarët ortodoksë të cilët ishin nisur për eskursion nga Vlora, mori flakë më 27 maj në Krujë.
Sigal