Vdes njeriu më i moshuar në Botë

520
Sigal

Ka ndërruar jetën njeriu më i moshuar në botë, i fundit që kishte lindur në vitet 1800’.
Italiane Emma Morano kishte lindur më 29 Nëntor, 1899 dhe ishte 117-vjeçare.
Morano mbante titujt Guinness si njeriu dhe gruaja më e vjetër në rruzullin tokësor.
Guinessi tha në një njoftim se Morano iu bashkua institutit të rekordeve në vitin 2016 kur u konfirmua gruaja më e vjetër në botë. Instituti po ashtu tha se ajo ishte njeriu i fundit që lindi në shekullin e XIX-të.

Gruaja ia kushtonte jetesën kaq të gjatë përfundimit të martesës së saj abuzive dhe dietës me vezë dhe biskota.
“Nuk doja të isha e dominuar nga ndokush”, tha Moreno për “The New York Times” duke folur për divorcin e vitit 1938 nga bashkëshorti.
Pavarësisht moshës, Morano i donte tepër biskotat, tha mjeku i saj Carlo Bava.
Morano u bë njeriu më i vjetër në botë pas vdekjes së Susannah Mushatt Jones nga Amerika vdiq në moshës 116-vjeçare. Jones ishte pesë vjet më e re se Jeanne Calment, e cila ka mbajtur rekordin si njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë.