Vdes një tjetër shqiptar në Greqi, u aksidentua me motor

614
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor mëngjesin e sotëm në Selanik të Greqisë.
Viktima është një 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 në zonën e Toumbas.
Sipas mediave greke, shqiptari humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia Rrugore e Selanikut ka nisur hetimet për këtë aksident që i mori jetën të riut shqiptar.
Sigal