Vdes një person i panjohur në spitalin e Durrësit, e aksidentuan para 2 javësh

418
Një person i paidentifikuar ka vdekur në spitalin e Durrësit. Sipas policisë, bëhet fjalë për një person që është aksidentuar më datë 16 prill në Shënvlash, por pas dy javësh i shtruar në spital, ka ndërruar jetë ditën e hënë.
Në lidhje me aksidentin është arrestuar drejtuesi i makinës që e ka përplasur.
Aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morg.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal.
Sigal