Vdes Neil Armstrong, njeriu i parë në Hënë!

2366
Sigal

Neil Armstrong, njeriu i parë që eci në Hënë, gjatë misionit “Apollo 11” në vitin 1969, vdiq, pas komplikimeve që rezultojnë nga procedurat kardiovaskulare. Ai ishte 82 vjeç. Fjalët e Armstrong: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin”, të thëna më 20 korrik 1969, në çast u bënë pjesë e historisë, pasi ai u bë personi i parë që futej në një trup tjetër planetar.

Ato pak fjalë të thëna ishin përmbushja e përpjekjeve dhe shpresave të miliona njerëzve dhe e shpenzimit të miliarda dollarëve. Një pllakë e vendosur në një nga këmbët e dërguara nga sonda përfundonte: “Ne erdhëm këtu në paqe për të gjithë njerëzimin”, theksoi më tej se Armstrong dhe kolegu astronaut Edëin “Buzz” Aldrin ishin atje si përfaqësues të të gjithë njerëzve. Gjatë momenteve të tij të fundit Armstrong kishte pranë vetes gruan e tij, dy djemtë, dy thjeshtra, 10 nipër e mbesa, dhe një vëlla dhe një motër. “Neil Armstrong ishte një hero jo vetëm i kohës së tij, por i të gjitha kohërave,” është shprehur Presidenti Barak Obama nëpërmjet rrjetit të tij social Tëitter. “Faleminderit, Neil, që na tregove fuqinë e një hapi të vogël”.

Familja e Armstrong të shtunën lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Neil Armstrong ishte një hero dhe gjithashtu në shërbim të vendit të tij, i cili gjithmonë besonte se ishte vetëm duke bërë punën e tij. Ai shërbeu kombit të tij me krenari, si një pilot luftarak, pilot detar, dhe astronaut. Ai gjithashtu pati sukses në vendlindjen e tij në Ohajo në biznes dhe akademi, dhe u bë një udhëheqës i komunitetit në Sinsinnati.

Ndërsa ne vajtojmë humbjen e një njeriu shumë të mirë, ne në të njëjtën kohë festojmë jetën e shquar që ai pati dhe shpresojmë se do të shërbejë si një shembull i mirë për të rinjtë në mbarë botën për të punuar shumë që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, të kenë vullnetin për të eksploruar dhe të thyejnë kufijtë, dhe për të shërbyer me vetëmohim për një kauzë më të madhe se veten e tyre, janë shprehur pjesëtarë të familjes së tij. “Për sa kohë që do të ketë libra historie, Neil Armstrong do të përmendet në to, do të kujtohet për faktin se hodhi hapin e parë të vogël të njerëzimit në një botë përtej sonës,” tha Administratori i NASA Charles Bolden.

“Përveç të qenit një nga eksploruesit më të madh të Amerikës,” shtoi Bolden, “Neil e kreu të gjithë këtë me një hir dhe përulësi të tillë që ishte një shembull për të gjithë ne.”

Piloti hënor i “Apollo 11” dhe shoku i tij Buzz Aldrin tha këto fjalë pas vdekjes së mikut të tij: “Unë jam pikëlluar shumë kur mësova për vdekjen e Neil Armstrong. Neil dhe unë jemi trajnuar së bashku si partnerë teknikë, por ishim edhe miq të mirë pasi do të jemi gjithmonë të lidhur nga pjesëmarrja jonë në misionin “Apollo 11″. Sa herë që shoh hënën më kujton momentin që ndodhi katër dekada më parë, kur kuptova se edhe pse ne ishim dy njerëz larg nga toka, ne nuk ishim vetëm”.

Piloti komandues i modulit “Apollo 11” Michael Collins tha thjesht: “Ai ishte më i miri dhe mua do të marrë tmerrësisht malli për të”.

Ndërkohë që, lajmi për vdekjen e Armstrong u bë i njohur për të gjithë, shumë zyrtarë të NASA kanë ofruar mendimet e tyre: “Vdekja e Neil Armstrong na ka tronditur të gjithëve në Qendrën e Hapësirës ‘Johnson’,” tha drejtori i Qendrës Michael Coats. Tërë bota e njihte Neilin thjesht si njeriun e parë që hodhi hapat në Hënë, por për ne ai ishte një bashkëpunëtor, një mik dhe një zëdhënës i shquar për Programin Njeriu i Hapësirës. Besimi i tij i qetë dhe aftësitë e tij për të punuar nën presion vendosën një shembull për të gjithë astronautët e mëvonshëm. Modeli ynë tashmë nuk do të jetë më”.

“Neil Armstrong ishte një frymëzim personal për të gjithë ne në kuadër të zyrës së astronautëve,” tha Bob Behnken, shef i Zyrës së astronautit në NASA. “Hapi i tij historik mbi sipërfaqen e Hënës ishte themeli për shumë nga ëndrrat tona personale për t’u bërë astronautët. E vetmja gjë që mund t’ia zbehte arritjet atij, ishte vet ai me përulësinë dhe modestinë e tij rreth këtyre arritjeve. Ne do të na mungojë ai si mik, eksplorator, mentor dhe ambasador për frymën amerikane të zgjuarsisë”.

 _________________________

Kush ishte Neil Armstrong

Neil Alden Armstrong (5 Gusht 1930-25 Gusht 2012) lindi në Wapakoneta të Ohios. Gjatë shkollës fillore dhe mesme ka qenë edhe skautist. Më 16 korrik 1969 zbarkoi në Hënë me anë të anijes kozmike “Apollo 11”. Me të shkelur në sipërfaqen e Hënës fjalët e para të Neil-it ishin: “Hap i vogël për mua, por hap i madh për njerëzimin” (That’s one small step for a man, one giant leap for mankind). Ka bërë fluturim 78 orë mbi Kore si Pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Sinsinnatit. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesori i Inxhinieri i Hapësirës Ajrore. Prej vitit 1985 deri në 1986 ka qenë në shërbim të Komisionit Ndërkombëtar të Hapësirës Ajrore. Në vitin 1986 ishte nënkryetar i komisionit të krijuar për hulumtimet e aksidentit Challenger. Ishte i martuar dhe ka dy fëmijë, jetonte në Ohio. Ai fluturoi në më shumë se 200 modele avionësh. Ata përfshinin Jet, aeroplanë me fuqi rakete dhe helikopterë. Armstrong ishte zgjedhur si një astronaut në vitin 1962. Fluturimi i parë i tij në hapësirë ishte Gemini 8, të cilën ai e komandonte. Ai ishte civili parë që fluturonte një anije kozmike amerikane. Ky fluturim u realizua më 16 mars 1966 dhe kishte zgjatur pak më shumë se 10 orë, 41 minuta. “Apollo 11” u ngrit më 16 korrik 1969, me Armstrong, Aldrin dhe Mike Collins në bord. Collins qëndroi në orbitën hënore në modulin e komandës, ndërsa Armstrong dhe Aldrin zbritën në modulin hënor, të cilin e  kishin quajtur “Eagle”, për uljen e tyre historike mbi sipërfaqen e hënës.