Vdes në Spitalin e Traumës i aksidentuari në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari nga Tirana

440
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku është aksidentuar nga një makinë një 68 vjeçar i cili ka qenë me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për këtë incident është arrestuar një 25-vjeçar banues në Tiranë.

Pogradec

Në vijim të informacionit paraprak datë 15.12.2019, i cili bën fjalë për një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­ksëagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.