Vdes në spital vajza shqiptare 3 vjeç e gjysmë, e prekur nga meningjiti

449
Lufta e dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën përfundoi në Spitalin Civil të Brescia, ku fëmija shqiptar e moshes 3 vjec e gjysme kishte mbërritur në gjendje kritike. Vajza e prindërve shqiptarë rezidentë në Kremone, e prekur nga meningjiti ka nderruar jete pak dite me pare. Hetimet jane hapur per 22 mjeke, 7 ne spitalin Maggiore të Kremones dh 5 në Spitalin Civil të Brescia.

Tani prindërit e vajzës duan që të hidhet dritë mbi rastin.

Në trupin e fëmijës tashmë është kryer autopsia dhe dosja e saj, sic ndodh gjithmonë në këto raste, është e hapur për vrasje.

Orët e ardhshme, do të jenë të rëndësishme për të mësuar në lidhje me zhvillimin një hetimi për atë që ndodhi në orët e fundit të jetës së fëmijës.

Duket se vajza e vogel ishte prekur nga për një formë e meningjitit që duket ta ketë origjinën nga një infeksion veshi.
Sigal